Apartament 2+1+2 dhe post parkimi per shitje te kompleksi Panorama
Na kontaktoni
-
Contact us
Please quote property reference
Detajet e Pronës
-
Lloji i Pronës 2+1
-
Çmimi 290,000€
-
Sip Neto 101.5 m²
-
Sip Bruto 113.5 m²
-
Dhomat 3
-
Tualetet 2
-
Statusi i Pronës Shitje
Përshkrimi
EKSKLUZIVE!
Ky apartament 2 1 2 është konceptuar si një rezidencë personale premium, ku drita, hapësira dhe eleganca bashkohen në mënyrë perfekte. Me orientim totalisht Jug, apartamenti perfshihet nga drita natyrale gjatë gjithë ditës dhe ofron një pamje mbresëlënëse të gjithë skyline-it të Tiranës, një privilegj i rrallë që e shndërron çdo ditë në një përvojë vizuale unike.
Me sipërfaqe totale 113.5 m² dhe sipërfaqe neto 101.5 m², apartamenti ka planimetri të rregullt drejtkëndore dhe shpërndarje elegante me korridor, duke krijuar një rrjedhshmëri natyrale mes ambienteve dhe një ndjesi qetësie e privatësie absolute.
Salloni i bollshëm, i ndriçuar nga orientimi jugor, është zemra e shtëpisë — një ambient që tregon luks dhe rehati. Kuzhina e veçuar, e mobiluar me finesë nga ARThome, është projektuar për ata që e vlerësojnë estetikën po aq sa funksionalitetin. Ballkoni i sallonit shndërrohet në skenën perfekte për kafe mëngjesi ose mbrëmje relaksi, me qytetin që shtrihet para jush.
Zona e natës përfshin dy dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale është trajtuar si një suitë private:
me tualet personal, walk-in closet dhe ballkon intim, një hapësirë ekskluzive për qetësi dhe komoditet maksimal. Tualeti i dytë shërben pjesën tjetër të apartamentit me elegancë dhe prakticitet.
Çdo investim është realizuar me arkitekt, duke reflektuar standarde të larta jetese:
- Mure të trajtuara me San Marco – stuko veneciane, që i japin ambientit thellësi, teksturë dhe luks të përhershëm,
- Salloni dhe kuzhina të mobiluara me dizajn bashkëkohor,
- Bango kuzhine granit, me garanci 25-vjeçare, simbol i qëndrueshmërisë dhe cilësisë premium,
- Vetrata të reja triplex me gaz argon, për izolim superior termik dhe akustik, duke garantuar qetësi totale në çdo moment.
Apartamenti shitet totalisht i mobiluar dhe i investuar, gati për banim, pa asnjë nevojë për ndërhyrje shtesë.
Një zgjedhje për ata që kërkojnë më shumë se një shtëpi:
dritë, pamje, luks dhe ndjesinë e të jetuarit në nivel tjetër.
Apartamenti vjen per shitje dhe me nje post parkimi me vlere ekstra.
AMBIENT ZYRE PER QIRA NE RRUGEN SAMI FRASHERI!
- 3,500€
- 200 m²
AMBIENT ZYRE PER QIRA NE RRUGEN SAMI FRASHERI!
- Price on Request
- 200 m²
Shitet 3+1+2 Residenca By Long HIll
- 420,000€
- Krevatet: 3
- Baths: 2
- 176 m²
APARTAMENT 2+1+2 PER SHITJE,PRANE VILES L ASTIR
- 155,000€
- Krevatet: 2
- Baths: 2
- 86,3 m²








