JEPET APARTAMENT 3+1+2+ POST AUTO – KOMPLEKSI SUNRISE RESIDENCE – TEG

Dhomat3
Tualetet2
Parking1
Sip Neto m²129
Sip Bruto m²140

Na kontaktoni

Detajet e Pronës

  • Lloji i Pronës 3+1
  • Çmimi 1,400€
  • Sip Neto 129 m²
  • Sip Bruto 140 m²
  • Dhomat 3
  • Rooms 3
  • Tualetet 2
  • Garazhdi 1
  • Statusi i Pronës Qira

Përshkrimi

Apartamenti ndodhet në Sunrise Residence, një nga komplekset rezidenciale më të njohura dhe të konsoliduara në zonën e Lundrës, shumë pranë TEG, Tiranë. Me një sipërfaqe neto prej 129 m², prona ka një organizim funksional dhe shumë praktik.

Hyrja të çon në një ambient të bollshëm ndenjeje, i integruar me kuzhinën dhe zonën e ngrënies, i cili përfiton ndriçim natyral gjatë gjithë ditës dhe ka dalje direkte në ballkonin kryesor. Apartamenti përfshin 3 dhoma gjumi, ku dhoma matrimoniale disponon tualet privat dhe ballkonin e saj, si dhe një tualet tjetër të përbashkët. Të dy tualetet janë të pajisura me ajrim natyral.

Prona është rinovuar në vitin 2024, ofrohet e mobiluar komplet dhe e pajisur me të gjitha elektroshtëpiaket e nevojshme, duke e bërë gati për banim të menjëhershëm. Është një zgjedhje ideale si për familje që kërkojnë qetësi dhe standard jetese të lartë, ashtu edhe për profesionistë që vlerësojnë komoditetin dhe aksesin e shpejtë në shërbime.

Rezidenca ofron siguri 24/7 me roje, duke garantuar privatësi dhe cilësi të lartë jetese.
Posti i parkimit është i përfshirë në çmim.