Na kontaktoni
-
Contact us
Please quote property reference
Detajet e Pronës
-
Property Type Apartamente
-
Price €215,000
-
Property Size 109 m²
-
Bedrooms 2
-
Bathroom 1
-
Property Status Shitje
Përshkrimi
Në një nga zonat më të kërkuara të qytetit, pranë Bulevardit Kryesor, ofrohet për shitje një apartament modern 2+1 me sipërfaqe totale 109 m². Ndodhet në katin e 10-të të një pallati të ri, i pajisur me ashensor dhe shërbim administrimi për mirëmbajtje të përhershme.
🔹 Organizimi i brendshëm:
-
Një korridor shpërndarës që lidh dhomat e gjumit me dhomën e ndenjës;
-
Ambient i përbashkët sogiorno + kuzhinë me fasadë xhami që ofron pamje mahnitëse të qendrës së qytetit;
-
Dy dhoma gjumi, ku ajo matrimoniale ka dalje direkte në ballkon;
-
Tualet me dritare, ndriçim dhe ajrosje natyrale.
🔹 Cilësi dhe komoditet:
-
Orientim jug-perëndim, që garanton ndriçim dhe ngrohje natyrale gjatë gjithë ditës;
-
Mobilim i dizenjuar nga arkitekt, i menduar me kujdes për të shfrytëzuar çdo hapësirë në mënyrë funksionale dhe estetike;
-
Dritare dural plastike termike – për izolim të zhurmës dhe ruajtjen e temperaturës së brendshme.
Ky apartament është një zgjedhje ideale për banim familjar ose investim, falë vendndodhjes, ndriçimit dhe cilësisë së ndërtimit.
Për më shumë informacion apo një vizitë në pronë, mos hezitoni të na kontaktoni në numrin e telefonit.
Prona të ngjashme
AmbientKomercial Per Qira!
- €3,000
- 91 m²
Ambient biznesi ne shitje,Ali Dem
- €217,500
- Bath: 1
- 310.7 m²
Ambient biznesi ne shitje,rruga Pjeter Budi
- €269,000
- Bath: 1
- 83 m²
Apartament ne shitje 2+1,Rruga Ndre Mjeda
- €190,000
- Krevatet: 2
- Bath: 1
- 86.9 m²