Domini Property Company

Politika e Privatësisë

Privatësia juaj është e rëndësishme për DOMINI Property Company. Ne angazhohemi të mbrojmë dhe të trajtojmë me përgjegjësi të gjitha të dhënat personale që na besoni gjatë përdorimit të faqes sonë të internetit. Kjo Politikë Privatësie shpjegon se çfarë informacioni mbledhim, si e përdorim dhe si e mbrojmë atë.

DOMINI Property Companypërpunon të dhënat personale në përputhje me legjislacionin shqiptar në fuqi, përfshirë Ligjin Nr. 9887, datë 10.03.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale”, si dhe aktet nënligjore të nxjerra në zbatim të tij. Kompania angazhohet të garantojë mbrojtjen e privatësisë, konfidencialitetin e informacionit dhe respektimin e të drejtave të çdo përdoruesi.

Gjatë përdorimit të faqes sonë mund të mblidhen të dhëna si emri, mbiemri, numri i telefonit, adresa e email-it, adresa IP, si dhe çdo informacion që përdoruesi zgjedh të japë përmes formularëve të kontaktit.

Informacioni i mbledhur përdoret vetëm për t'iu përgjigjur kërkesave tuaja, për t'ju ofruar informacion mbi shërbimet tona, për të përmirësuar funksionalitetin e faqes dhe për analiza statistikore. Të dhënat tuaja trajtohen në mënyrë konfidenciale dhe nuk shpërndahen tek palë të treta, përveç rasteve kur kjo kërkohet nga ligji ose kur është e nevojshme për ofrimin e shërbimeve të kërkuara nga ju.

DOMINI Property Company merr masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të garantuar sigurinë e të dhënave personale dhe për t'i mbrojtur ato nga aksesi i paautorizuar, humbja, ndryshimi ose përdorimi i papërshtatshëm.

Çdo përdorues ka të drejtë të kërkojë akses, korrigjim, përditësim ose fshirje të të dhënave të tij personale, në përputhje me legjislacionin në fuqi. Për çdo kërkesë ose pyetje në lidhje me përpunimin e të dhënave personale, mund të na kontaktoni në adresën e email-it info@dominiproperty.com.

DOMINI Property Company rezervon të drejtën të përditësojë këtë Politikë Privatësie në çdo kohë, në përputhje me ndryshimet ligjore ose zhvillimet e shërbimeve të saj. Çdo version i përditësuar do të publikohet në këtë faqe.