Ambient Komercial per Qira ne Astir!!!
€5,000/muaj
500 m²
Sip Neto
500 m²
Sip Bruto
4
Tualete
Persida Nikolli

Detajet e Pronës
Ambient Komercial për Qira – Rr. Teodor Keko Jepet me qira ambient komercial në një nga zonat më të frekuentuara dhe me zhvillim të lartë të Tiranës, në Rrugën Teodor Keko. Ambienti karakterizohet nga fasadë e gjerë xhami, me pamje direkte nga bulevardi, duke ofruar vizibilitet maksimal dhe ekspozim të shkëlqyer për çdo aktivitet biznesi. Prona organizohet në open space, me planimetri të rregullt dhe shumë funksionale, e cila mund të përshtatet lehtësisht sipas nevojave të aktivitetit. Disponon: Hyrje të gjerë dhe funksionale Holl të bollshëm 4 tualete të kompletuara Fasade tërësisht me xham Kondicionim Sistem të fuqishëm aspirimi Instalime hidraulike dhe elektrike të realizuara me investim cilësor Izolim termik Pozicionimi, hapësira dhe fasada e dukshme nga bulevardi e bëjnë këtë ambient një mundësi shumë të mirë për dyqane, showroom-e, qendra shërbimi, aktivitete arsimore, klinika dhe shërbime mjekësore, si dhe për shumë lloje të tjera biznesesh. Një ambient me potencial të lartë biznesi, akses të mirë dhe ekspozim maksimal.


