VILE 3-KATESHE NE SHITJE TE ROLLING HILLS 2!
Sipas Kërkesës
490 m²
Sip Ndërtimi
630.6 m²
Sip Parcele
5
Dhoma
6
Tualete
Migena Kola

Detajet e Pronës
Vilë 3-katëshe në shitje në rezidencën elitare Rolling Hills 2. Rezidenca ofron një mjedis banimi me vila individuale dhe hapësira të gjelbra, të përshtatshëm për ata që kërkojnë qetësi dhe privatësi. Vila ka një sipërfaqe totale ndërtimi prej 490 m² dhe pozicionohet në një parcelë prej 630.6 m². Organizohet në tri nivele, të lidhura me shkallë të brendshme. Kati përdhe ka sipërfaqe 172.3 m² dhe organizohet në ambient ndenjjeje, ambient ngrënieje, kuzhinë, një dhomë gjumi për vizitorë, dy tualete dhe verandë të mbuluar. Kati i parë ka sipërfaqe 149.4 m² dhe përfshin tri dhoma gjumi, secila me garderobë dhe tualet më vete, si dhe dy veranda. Kati nëntokë ka sipërfaqe 168.3 m² dhe organizohet në një ambient argëtimi prej 70.5 m², një dhomë gjumi me garderobë, dy tualete, lavanderi dhe ambient teknik. Në plansistemim parashikohen oborr i gjelbëruar, pishinë private dhe dy vende parkimi brenda parcelës. Për më shumë informacion ose për një vizitë në pronë, na kontaktoni!
Karakteristika e Pronës
Prona të ngjashme
SHITJE2
Dhoma
1
Tualete
95 m²
Sip. Bruto
SHITJE2
Dhoma
2
Tualete
104.2 m²
Sip. Bruto
SHITJE