Apartament 2+1+post parkimi me Qira tek Univers City!
€600/muaj
76.89 m²
Sip Neto
87 m²
Sip Bruto
2
Dhoma
1
Tualete
Enis Cuni
+355695126043
Detajet e Pronës
Apartament 2+1 për qira në Univers City – 87 m², kat i 7-të, me pamje të lirë dhe pozicion shumë të mirë. Apartamenti është investuar me standard të lartë dhe materiale cilësore në çdo detaj. Në të gjithë apartamentin është realizuar izolim mural profesional me markën gjermane STO, i cili siguron izolim të avancuar kundër zhurmave dhe ndihmon në ruajtjen e temperaturës ideale gjatë gjithë vitit. Ka parket cilësor në të gjithë shtëpinë, kondicionerë split Cree në sallon dhe dhomat e gjumit, si dhe ngrohje në pllakat e banjës për komfort maksimal. Hyrja është e kompletuar me portmanto të personalizuar dhe funksionale për organizim perfekt. Salloni është i mobiluar me kënd modern, tavolinë ngrënieje me 4 karrige dhe TV LG 65” të gjeneratës së fundit. Kuzhina është e madhe, me shumë hapësirë pune dhe e pajisur me elektroshtepiake premium: * Lavastovilje Samsung * Pianurë Samsung * Frigorifer Samsung * Aspirator Bosch * Lavaman Blanco cilësor Ndriçimi i apartamentit është realizuar me sistem LED me dimmer dhe ndriçim perimetral LED, duke krijuar ambiente elegante dhe të personalizuara. Banjoja është e kompletuar me lavatriçe Samsung, aspirator, pasqyrë me prekje dhe ndarje me xham cilësor. Dhoma matrimoniale ka krevat dopio, TV LG 55”, dollap të madh këndor dhe organizim praktik. Dhoma tjetër është e mobiluar me dy krevate teke. Apartamenti ka ballkon me pamje të hapur, korridor të organizuar dhe është gati për banim pa asnjë investim shtesë. Një pronë premium për ata që kërkojnë cilësi dhe komoditet: izolim akustik dhe termik STO, mobilim cilësor, elektroshtepiake premium dhe investim i plotë në çdo detaj. Cmimi i apartamentit është 60'000 lekë në muaj duke përfshirë dhe postin e parkimit. Për më shumë informacion apo një shoqërim në pronë, më kontaktoni!


