Na kontaktoni
-
Contact us
Please quote property reference
Detajet e Pronës
-
Lloji i Pronës Godine Multifunksionale
-
Çmimi 5,000€
-
Sip Neto 1100 m²
-
Dhomat 14
-
Tualetet 17
-
Statusi i Pronës Qira
-
Sip Toke 2000
Përshkrimi
Ofrohet për qira një godinë biznesi me potencial të lartë zhvillimi, e pozicionuar në një nga zonat më të kërkuara dhe me akses të shkëlqyer, pranë TEG. E vendosur buzë rrugës kryesore, prona garanton vizibilitet maksimal dhe akses të lehtë për klientë dhe staf.
Godina shtrihet në një sipërfaqe ndërtimi prej 1100 m² dhe është e organizuar në 4 kate funksionale, duke ofruar hapësira të bollshme dhe fleksibilitet në organizim. Trualli prej 2000 m² krijon mundësi shtesë për parkim, ambiente rekreative apo zhvillime të tjera sipas nevojave të biznesit.
Organizimi i brendshëm është menduar për efikasitet maksimal: në katin -1 ndodhen ambiente të përshtatshme për magazinim, lavanderi, dhomë teknike, kuzhinë, si dhe hapësira për akomodimin e stafit. Kati përdhe (0) është konceptuar si ambient shërbimi, ku përfshihet një restorant me sallë të dedikuar, kuzhinë funksionale, ambient rekreativ dhe 2 tualete, duke krijuar kushte optimale për aktivitet gastronomik apo mikpritës.
Në katin e parë dhe të dytë ndodhen nga 7 dhoma gjumi secili, të organizuara në mënyrë praktike dhe të përshtatshme për akomodim. Aktualisht, godina disponon 14 dhoma, me mundësi zgjerimi dhe riorganizimi deri në 24 dhoma, duke e bërë një mundësi ideale për hoteleri, klinika, institucione arsimore, zyra korporative apo çdo tipologji tjetër biznesi që kërkon hapësirë, funksionalitet dhe pozicion strategjik.
Një mundësi e shkëlqyer për të zhvilluar biznesin tuaj në një nga zonat me rritjen më të shpejtë në Tiranë.
Apartament 3+1+2 + Garazh dhe Depo per Shitje te Liqeni i Thate!!
- 365,000€
- Krevatet: 3
- Baths: 2
- 126 m²
SHESIM APARTAMENT 1+1 TEK MAJESTIC RESIDENCE, PASKUQAN
- 74,900€
- Krevat: 1
- Bath: 1
- 58.58 m²
APARTAMENT 1+1 PER SHITJE NE PASKUQAN
- 61,500€
- Krevat: 1
- Bath: 1
- 59.6 m²
JEPET ME QIRA APARTAMENT 2+1 ASTIR VILA L
- 470€
- Krevatet: 2
- Bath: 1
- 60 m²



